RTSH Sport Live

F1, Alfa Romeo prezanton makinën e re C41 për 2021

  • 22/02/2021
  • |
  • Formula 1
F1, Alfa Romeo prezanton makinën e re C41 për 2021
Alfa Romeo ka zgjedhur teatrin e Varshavës për të prezantuar njëvendëshen që do të konkurojë në Botëror

Alfa Romeo ka zgjedhur teatrin e Varshavës për të prezantuar C41, njëvendëshja që do të garojë në Kampionatin Botëror Formula 1, 2021. Antonio Giovinazzi dhe Kimi Raikkonen janë konfirmuar si pilotë, me Robert Kubica si i tretë. “Është bukur të shohësh makinën e re duke pritur fillimin e sezonit. Ne do të japim më të mirën tonë" - tha Raikkonen. Shumë energji edhe nga piloti italian: "Është gjithmonë bukur të shoh prezantimin e makinës së re, por këtë vit është edhe më emocionuese. Mezi pres që testet e para të vijnë për ta provuar”.

“Pritshmëritë janë të mëdha - tha drejtori i ekipit, Frédéric Vasseur -. Ne do të shohim se ku jemi në Bahrein. Objektivi më i rëndësishëm për ne është që gjithmonë të përmirësohemi dhe të ngjitemi sa më lartë". Drejtori teknik, Jan Monchaux tha: "Viti i kaluar ishte i veçantë, ne duhej të ndryshonim shumë gjëra. Shumë aspekte të makinës janë të ngjashme me atë të mëparshme, dhe sfida ishte të gjesh se çfarë të bësh për t'u përmirësuar".