RTSH Sport Live

F1 Alonso: Do të ishte një ëndërr të dilje në podium me Sainz

  • 29/12/2020
  • |
  • Formula 1
F1 Alonso: Do të ishte një ëndërr të dilje në podium me Sainz

“Tani nuk kam objektiva specifike. Do të ishte një ëndërr të dilje në podium me Carlos Sainz ”. Fernando Alonso është gati të kthehet në Formula 1 pas dy sezonesh mungesë, duke vendosur tashmë një moment të rëndësishëm.

Dy herë kampioni  i botës do të kthehet në pistë me një Renault, që nga viti i ardhshëm do të quhet Alpine, i vetëdijshëm se 2021 do të jetë një vit tranzicioni: “Unë nuk i vendos vetes objektiva specifikë për të arritur një pozicion të caktuar”, fjalët e Alonso për Cadena Ser. “Sigurisht që ngjitja në podium do të ishte shumë mirë, mbase së bashku me Sainz por unë e di shumë mirë që Mercedes do të dominojë përsëri sezonin e ardhshëm”.

Piloti spanjoll tashmë mendon për sezonin e vitit 2022, kur të hyjnë në fuqi rregullat e reja. “2021 do të jetë një vit i përgatitjes, ku unë do të duhet të integrohem me ekipin por për sezonin vijues, me ndryshimin e rregullave, ne synojmë të fitojmë dhe të jemi përsëri në pozita të larta”, përfundon Alonso.