RTSH Sport Live

F1 Aston Martin, Stroll: Vettel ose Lance mund të fitojnë titullin

  • 07/01/2021
  • |
  • Formula 1
F1 Aston Martin, Stroll: Vettel ose Lance mund të fitojnë titullin
Miliarderi kanadez është i bindur se piloti gjerman ose djali i tij kanë shanse të godasin në shenjë, duke fituar kampionatin në Formula 1

“Formula 1 kërkon vite për të fituar: nuk është diçka që e fiton brenda natës. Por e shoh realiste të mendoj se njëri nga Seb dhe Lance mund të fitojë titullin”. Laërence Stroll, pronari i Aston Martin, nuk fshihet dhe vendos objektivat e ekipit britanik.

Miliarderi kanadez është i bindur se ai do të ketë sukses: “Unë dua të vazhdoj në rrugën e sezonit të kaluar, ndoshta duke u nisur më fuqishëm”, fjalët e Stroll për BBC. “Ne morëm disa podiume dhe një fitore. Unë do të doja që, në vitin 2021, të rrisja numrin e podiumeve, pse jo dhe të fitoreve”.

Aston Martin, i lindur nga Racing Point, rikthehet në pistë pas 60 vitesh: “Qëllimi im me këtë, si me të gjithë kompanitë e tjera që kam në pronësi, është të fitoj. Një nga mënyrat se si ne do të bëhemi kampionë të botës është që t'i bëjmë fëmijët e mi të mendojnë dhe të veprojnë sikur të jemi tashmë. Dhe një nga mënyrat është të sjellësh këtu një pilot që është shpallur katër herë kampion bote”.

Stroll mbështetet shumë te ish-piloti i Ferrarit: “Vettel kishte një makinë që e kishte të vështirë për ta drejtuar dhe që nuk i përshtatej stilit të tij të pilotimit. Por ai është një kampion i shumëfishtë. Nuk mendoj se ai harroi se si të ngiste makinën. Unë mendoj se ai do të bëjë një punë fantastike me ne, sepse është më i motivuar se kurrë”.

Por pronari i ekipit britanik gjithashtu mbështetet shumë te djali i tij: “Performancat e tij në pistë vitin e kaluar ishin mbresëlënëse: Aston Martin mund t'i japë shansin për t'u bërë kampion bote”, përfundon Stroll.