RTSH Sport Live

F1: Charles Leclerc, përplasje dhe vendi i parë

  • 22/05/2021
  • |
  • Formula 1
F1: Charles Leclerc, përplasje dhe vendi i parë
Piloti I Ferrarit do të niset i pari në cirkuitin e Monakos, pavarësisht përplasjes disa sekonda para fundit të Q3, pranë tij do të jetë Verstappen

Charles Leclerc pushton pole position në Grand Prix të Monakos, raundi i pestë i sezonit të Formula 1. Francezi, i cili përplaset në bllok vetëm disa sekonda para fundit të Q3 duke shkaktuar një flamur të kuq, do të fillojë para të gjithëve në garën e planifikuar për nesër në orën 15:00.

Bashkë me të në rreshtin e parë është Red Bull i Max Verstappen, ndërsa në rreshtin e dytë gjejmë Mercedesin e Valtteri Bottas dhe Ferrarin tjetër të Carlos Sainz, i cili gjithashtu shënoi një kualifikim të shkëlqyer.

Lando Norris dhe Pierre Gasly në rreshtin e tretë, ndërsa kampioni dhe udhëheqësi në fuqi Leëis Hamilton është vetëm i shtati, në rreshtin e katërt me Sebastian Vettel. Dhjetë të parët mbyllen me Aston Martin i Sebastian Vettel dhe Alfa Romeo i Antonio Giovinazzi.

Radha e parë

1 Charles Leclerc (Ferrari)

2 Max Verstappen (Red Bull)

Radha e dytë

3 Valtteri Bottas (Mercedes)

4 Carlos Sainz (Ferrari)

Radha e tretë

5 Lando Norris (McLaren)

6 Pierre Gasly (Alpha Tauri)

Radha e katërt

7 Leëis Hamilton (Mercedes)

8 Sebastian Vettel (Aston Martin)

Radha e pestë

9 Sergio Perez (Red Bull)

10 Antonio Giovinazzi (Alfa Romeo)

Radha e gjashtë

11 Lance Stroll (Aston Martin)

12 Daniel Ricciardo (McLaren)

Radha e shtatë

13 Lance Stroll (Aston Martin)

14 Kimi Raikkonen (Alfa Romeo)

Radha e tetë

15 George Russell (Ëilliams)

16 Yuki Tsunoda (Alpha Tauri)

Radha e nëntë

17 Fernando Alonso (Alpine)

18 Nicholas Latifi (Ëilliams)

Radha e dhjetë

19 Nikita Mazepin (Haas)

20 Mick Schumacher (Haas)