RTSH Sport Live

F1, Çmimi i Madh i Spanjës: Hemilton niset i pari, Verstapen e ndjek

  • 08/05/2021
  • |
  • Formula 1
F1, Çmimi i Madh i Spanjës: Hemilton niset i pari, Verstapen e ndjek
Hemilton niset i pari, për herë të 100-të në karrierë, gara e së dielës, direkt në RTSH 1

Ashtu siç kishte ndodhur në provat e lira, edhe në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Spanjës, ka patur përmbysje të njëpasnjëshme sa u përket kohëve të shpejta, duke përcaktuar edhe radhën e nisjes për garën e së dielës. Dhe Ljuis Hemilton do të niset i pari me “Mercedes”-in e tij, pasi ka dhënë kohën më të shpejtë, 1 minutë, 16 sekonda e 741 të qindtat, duke siguruar kështu edhe për të 100-ën herë në karrierë, një rekord absolut ky në Formula 1, nisjen nga vendi i parë.

Piloti britanik synon fitoren e 3-të në këto 4 gara të para, duke kërkuar edhe shkëputjen në krye të renditjes së përgjithshme. Në krah të tij në garën e së dielës do të niset rivali i tij, Maks Verstapen, që ishte me “Red Bull|-in e tij vetëm 36 të mijëtat më i ngadaltë.

Ndërsa në radhën e dytë do të rreshtohet piloti tjetër i “Mercedes”-it, Valteri Botas, dhe ai i “Ferrari”-t, Sharl Lëklerk. 10-shen e të parëve do ta plotësojnë Sebastian Okon, Karlos Sainz, Daniel Riçiardo, Serxhio Perez, Lando Norris dhe Fernando Alonso. Sikundër këto prova zyrtare, që erdhën drejtpërdrejt për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH Sport, edhe gara e Çmimit të Madh të Madh të Spanjës do të sillet të dielën pasdreke drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH 1.

POS NO DRIVER CAR Q1 Q2 Q3 LAPS
1 44 Lewis Hamilton MERCEDES 1:18.245 1:17.166 1:16.741 19
2 33 Max Verstappen RED BULL RACING HONDA 1:18.090 1:16.922 1:16.777 14
3 77 Valtteri Bottas MERCEDES 1:18.005 1:17.142 1:16.873 16
4 16 Charles Leclerc FERRARI 1:18.041 1:17.717 1:17.510 18
5 31 Esteban Ocon ALPINE RENAULT 1:18.281 1:17.743 1:17.580 15
6 55 Carlos Sainz FERRARI 1:18.205 1:17.656 1:17.620 15
7 3 Daniel Ricciardo MCLAREN MERCEDES 1:18.264 1:17.719 1:17.622 14
8 11 Sergio Perez RED BULL RACING HONDA 1:18.203 1:17.669 1:17.701 17
9 4 Lando Norris MCLAREN MERCEDES 1:17.821 1:17.696 1:18.010 17
10 14 Fernando Alonso ALPINE RENAULT 1:18.281 1:17.966 1:18.147 17
11 18 Lance Stroll ASTON MARTIN MERCEDES 1:18.241 1:17.974   12
12 10 Pierre Gasly ALPHATAURI HONDA 1:18.190 1:17.982   9
13 5 Sebastian Vettel ASTON MARTIN MERCEDES 1:18.289 1:18.079   12
14 99 Antonio Giovinazzi ALFA ROMEO RACING FERRARI 1:18.549 1:18.356   12
15 63 George Russell WILLIAMS MERCEDES 1:18.445 1:19.154   11
16 22 Yuki Tsunoda ALPHATAURI HONDA 1:18.556     6
17 7 Kimi Räikkönen ALFA ROMEO RACING FERRARI 1:18.917     6
18 47 Mick Schumacher HAAS FERRARI 1:19.117     9
19 6 Nicholas Latifi WILLIAMS MERCEDES 1:19.219     9
20 9 Nikita Mazepin HAAS FERRARI 1:19.807     9