RTSH Sport Live

F1, eksperimenti i ri në Silverstone

  • 13/07/2021
  • |
  • Formula 1
F1, eksperimenti i ri në Silverstone
Do të paraqitet modeli i makinës së re për sezonin 2022

E ardhmja e shumëpritur në Formula 1, do të shfaqet pikërisht këtë fundjavë në Silverstone. Autodromi që ka pritur të parin Çmim të Madh në historinë e Formula 1, do të bëhet arena e shfaqjes së erës së re të këtij sporti. Jo vetëm për debutimin eksperimental të "Sprint Qualifying", por sepse të enjten në 15 korrik, do të ofrohet edhe një shfaqje për të treguar se si do të jetë sezoni i ardhshëm i Formula 1, ku priten ndryshime të mëdha.

Si një seminar i vërtetë, ngjarja do të prezantojë profesionistë, por mbi të gjitha ndryshimet e rregullores së re teknike që do të hyjë në fuqi sezonin e ardhshëm. Do të shfaqet një model i një makine njëvendëshe e sezonit 2022 që do të ilustrojë karakteristikat e reja teknike. Natyrisht do të jetë një ngjarje që do të shfaqet në monitor, e arritshme kjo në faqen zyrtare të Formula 1. Takimi është caktuar për në orën 16.00, të Enjten më 15 Korrik.