Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Edhe Monogasku, pas Lando Norris, 7 herë kampioni i botës Hamilton, Sergio Perez dhe Lance Stroll, të cilët morën sëmundjen këtë vit - do të duhet të respektojë protokollin e sigurisë të vendosur nga Formula 1. Të gjithë njerëzit që kanë qenë në kontakt me të, hyjnë në izolim, siç kërkohet nga masat e brendshme të ekipit Maranello.
Charles zbuloi se kishte Covid gjatë ditës së djeshme, të mërkurë, 14 janar, kur tampon i fundit, që iu nënshtrua, rezultoi pozitiv. 23-vjeçari, i cili ishte në Dubai me pushime dhe po priste të përballej me përgatitjen fizike për sezonin e ri, u kthye menjëherë në shtëpinë e tij në Monako ku është në vetë-izolim dhe fatmirësisht ka vetëm simptoma të lehta të sëmundjes.