RTSH Sport Live

F1, Hamilton: Gati për të biseduar me Verstapen, por duhet respekt

  • 21/07/2021
  • |
  • Formula 1
F1, Hamilton: Gati për të biseduar me Verstapen, por duhet respekt
Britaniku foli përsëri për kontaktin e diskutueshëm në garën e së dielës në Silverstone

Lewis Hamilton thotë se ai është gati të takojë Max Verstappen për të diskutuar se çfarë ndodhi në Çmimin e Madh të Britanisë. Një kontakt, ai që ndodhi në garën e së dielës, i cili hoqi holandezin nga loja, duke lejuar që i zoti i shtëpisë të triumfojë para audiencës së tij (megjithë penalltinë prej 10 sekondash). Një fundjavë makth për Red Bull që mund, megjithatë, të marrë frymë lehtësisht për gjendjen e pilotit të tij, i cili doli i padëmtuar nga përplasja e ashpër me barrierat.

"Unë jam gati të diskutoj me Maks, edhe nëse nuk e di se çfarë do t'i themi njëri-tjetrit", tha Hamilton së fundmi. Duhet të ketë respekt në pistë, përndryshe mendoj se shpesh do të ketë aksidente të tjera si ai të dielës. Jam munduar të jem sa më i pastër, kam bërë çmos. Ai kaloi në hapësirën time dhe përfunduam në kontakt, unë isha mjaft i irrituar sepse duhet t’i bëjmë vend njëri-tjetrit ”.