RTSH Sport Live

F1,  Mick Schumacher: Shtyrja e garës në Australi, më mirë për mua

  • 15/01/2021
  • |
  • Formula 1
F1,  Mick Schumacher: Shtyrja e garës në Australi, më mirë për mua
Piloti gjerman i Haas: Shtyrja më jep mundësinë të kemë dhe disa ditë më shumë për përgatitje

“Padyshim, mezi prisja të bëja debutimin tim në Australi, por shtyrja e garës më lë ca kohë për përgatitje”. Kështu, Mick Schumacher komentoi në kalendarin për sezonin e ardhshëm të Formula 1, në veçanti lëvizjen e garës së parë të sezonit nga Albert Park në Melburn në Sakhir International Cirkcit, Manama. “Unë do ta filloj sezonin në formën 100%”, vazhdoi piloti gjerman i Haas. në një intervistë me agjencinë e lajmeve DPA.

“Shtyrja nuk e ndryshon qasjen e ekipit ndaj kampionatit: tani për tani ne punojmë shumë në video konferencë, por në përgjithësi është një situatë e ngjashme për të gjithë. Ne po vendosim bazat dhe një shtyrje për disa javë nuk ndryshon programin e punës në vazhdim. Ne jemi mjaft të qetë”, përfundoi Schumacher Jr.