RTSH Sport Live

F1: Monza, tjetër kualifikuese “Sprint”

  • 23/07/2021
  • |
  • Formula 1
F1: Monza, tjetër kualifikuese “Sprint”
Përcaktohen oraret dhe axhenda e garës së Italisë

Pas eksperimentit të parë me kualifikueset sprint në vend të provave zyrtare, të mbajtura në Çmimin e Madh të Silverston një javë më parë, drejtuesit e Formula 1 kanë vendosur që ta përdorin përsëri, kësaj radhe në garën e Monzës në Itali. Gjithsesi kjo risi ka krijuar jo pak zëra skeptic, por gjithsesi mund të jetë gjithnjë e më e pranishme në sezonet e ardhshme.

Gjatë këtij botërori është parashikuar të zhvillohen tre gara sprint dhe e dyta do të jetë ajo në Monza, më 10 shtator. Të premten do të zhvillohen provat e lira, ndërsa të shtunën, gara sprint do të përcaktojë dhe vendosjen e pilotëve për garën e të dielës.

Emocionet e Formula 1 rikthehen në ekranin e RTSH Sport të dielën e 1 gushtit me Çmimin e Madh të Hungarisë, etapë e cila mund të dhurojë suprriza, ndoshta dhe një rrokadë të mundshme në renditje, duke qenë se Verstapen kryeson me vetëm 8 pikë diferencë me Hamilton.

Incidenti i fundit në Silverston i dha mundësinë pilotit britanik ti japë një shkundje sezonit të tij dhe të Mercedes. Mbetet për tu parë nëse në Hungari do të arrijë të marrë kreun e renditjes me një përmbysje të madhe ndaj Red Bull.