RTSH Sport Live

F1, Ricciardo: Hamilton është gjithmonë përpara, duhet respektuar

  • 08/04/2021
  • |
  • Formula 1
F1, Ricciardo: Hamilton është gjithmonë përpara, duhet respektuar
Australiani, fjalë vlerësimi për kampionin e shtatë herë të botës në Formula 1

"Nuk mund të tregojmë mungesë respekti për Leëis. Ne mund ta mposhtim atë, por askush prej nesh nuk ka qenë kurrë në gjendje ta sfidojë për titullin, askush nuk e ka ndjerë  presionin me të cilin ai është mësuar, vit pas viti. Çdo fundjavë lufton për fitore, është gjithmonë atje. Po, ai ka makinën më të mirë, por ne gjithmonë presim vendin e parë nga ai. Dhe nëse nuk e bën atë, të gjithë pyesin: çfarë ka ndodhur me Leëis? ". Daniel Ricciardo flet në këtë mënyrë për Leëis Hamilton, duke vënë në dukje pikat e tij të forta, madje edhe më shumë pas fitores së tij në Grand Prix në Bahrein.

Ricciardo, ndërsa pranon forcën e britanikut, “minon” një aspekt tjetër, që ka shkaktuar diskutime vitet e fundit: “Unë mendoj se në Mercedesin e viteve të fundit, pilotë të të tjerë, përveç Leëis Hamilton, mund të kishin fituar. Ky sigurisht është mendimi im, dhe unë mendoj se George Russell, në një farë kuptimi, e vërtetoi këtë duke mundur Valtteri Bottas në garën e parë në Mercedes. Prandaj, dikush do të mendonte se Leëis nuk kishte një konkurrencë të brendshme".