RTSH Sport Live

F1, të dhënat e pistës në Xhida

  • 01/12/2021
  • |
  • Formula 1
F1, të dhënat e pistës në Xhida
Me shumë kthesa por edhe më e shpejta në klendarin e botërorit 2021

Eshtë i madh kurioziteti për Çmimin e madh të Arabisë Saudite, që do të zvhillohet këtë fundjavë, i parafundit për botërorin 2021 të F1. Eshtë hera e parë që garohet në Arabi, vendi i 34 që pret një Çmim të Madh. Eshtë Jeddah qyteti i përzgjedhur, pistës të së cilit i njihen vetëm të dhënat. Makinat do të bëjnë 50 xhiro nën dritat e projektorëve, pasi gara do të bëhet në orën 18.30. Pista është 6,174 km, më e gjata në gjithë kalendarin e F1, e sipas gjasave edhe më e shpejta, ku makinat do të arrijnë një shpejtësi mesatare prej 250 km/h.

Pirelli do të sjellë për këtë garë gomat C2 të forta, C3 të ndërmjetme dhe C4 të buta. Midis 27 kthesave të pistës, ajo me numrin 13 është me një kënd prej 12 gradësh që do të kërkojë nga gomat një forcë g më të madhe. Drejtuesit e skuadrave nuk do ta kenë të lehtë të zgjedhin strategjitë. Jeddah ka më shumë kthesa se të gjitha pistat e tjera të kalendarit ndaj edhe gomat do të jenë ato që do të jenë të ngarkuara më shumë.

Ndërsa disa zona janë shyumë të ngushta pa mundësi parakalimi, për shkak se muret mbrojtëse janë shumë pranë pistës. Ndaj mudësia e hyrjes në pistë të makinës së Sigurisë është e lartë. Sipas parashikimeve, moti do të jetë i nxehtë por me shumë lagështirë. Për shkak se nuk është përdorur më parë pista mund të jetë me papastërti dhe i rrëshkitshëm.