RTSH Sport Live

F1, Testet Bahrain 2021: Bottas, më i miri në ditën e dytë

  • 13/03/2021
  • |
  • Formula 1
F1, Testet Bahrain 2021: Bottas, më i miri në ditën  e dytë
Mercedes kthehet të zhurmojë me Valtteri Bottas pas vështirësive të Lewis Hamilton

Valtteri Bottas del në skenë në ditën e dytë të provave në Bahrein, për sa i përket Formulës 1. Finlandezi shërben si një kundrapeshë për mëngjesin e paqartë të shokut të tij të skuadrës, Leëis Hamilton (i 15-ti). Koha 1: 30.289 për pilotin e Mercedes përpara Pierre Gasly (AlphaTauri) dhe Lance Stroll të Aston Martin.

Ferrari u rendit i gjashti me Charles Leclerc, pak më shumë se gjysmë sekonde pas Bottas dhe i trembëdhjeti me Carlos Sainz. Koha e pestë e mirë për Antonio Giovinazzi (Alfa Romeo), prapa Lando Norris.

Duke folur pas paraqitjes së Lewis Hamilton në mëngjes, drejtori i ekipit Mercedes, Toto Wolff ka deklaruar: “Ne nuk jemi të shpejtë - pranon menaxheri në Sky Sport - por duam të demonstrojmë besueshmërinë tonë në mënyrën se si punojmë dhe fitojmë. Problemi i transmetimit është një alarm”.

“Hamilton nervoz? Jo, as ai dhe as ne nuk jemi. Por ne duhet të kuptojmë se çfarë është e gabuar. Sa i përket Red Bull, ata kanë bërë një fillim si Mercedes I viteve të fundit. Unë nuk jam i befasuar nga askush, gjithçka është akoma e padeshifruar. Do ta shohim në fundjavën e garës së pare”.

classification_20210313_160330_L58.jpg