RTSH Sport Live

F1, Vershtapen fiton në Austri: Makina ishte irreale

  • 04/07/2021
  • |
  • Formula 1
F1, Vershtapen fiton në Austri: Makina ishte irreale
Piloti hollandez feston triumfin e dytë radhazi me Red Bull

"E pabesueshme. Makina ishte irreale. Me çdo set gomash ishte vërtet e këndshme të vozisje. Vërtetë çmenduri, jam befasuar vetë sepse nuk prisja që gara të shkonte kështu. Një punë e pabesueshme nga të gjithë. Një performancë e tillë është e jashtëzakonshme". Këto janë fjalët e Max Verstappen pas fitores së tij në Grand Prix të Austrisë, raundi i nëntë i sezonit të Formula 1. Piloti hollandez, gjithashtu, fiton garën e dytë në Red Bull Ring, duke rritur avantazhin e tij ndaj Leëis Hamilton në renditjen e pilotëve, e cila tani arrin në 32 pikë.

"Fundjavën e parë të gjithë thanë se ne ishim favoritë, por nuk është kurrë e lehtë për ta provuar atë me fakte - shtoi Verstappen -. E gjithë paketa në këto dy javë ka qenë e pabesueshme. Kam arritur të krijoj nga fillimi një avantazh, e dija që nëse do të kisha kaluar xhiron e parë do të isha në gjendje të bëja garën time dhe kjo ishte. Vërtetë e çmendur të dëgjoja të gjithë këta tifozë, e pabesueshme për të parë gjithë këtë. Kjo jep motivim të madh, faleminderit të gjithëve "- përfundoi ai.