RTSH Sport Live

F1: Vershtapen, më i shpejti në Austri

  • 03/07/2021
  • |
  • Formula 1
F1: Vershtapen, më i shpejti në Austri
Piloti i Red Bull niset nga vendi i parë në garën e së dielës

Festë në bosket e Red Bull në përfundim të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Austrisë, në Formula 1. Max Verstappen arrin polepozition në xhiron e fundit të sesionit të tretë të provave zyrtare, duke dhënë edhe kohën rekord 1‘03“720. Mijëra tifozë holandezë, prezentë në shkallët e pistët në Styria, kanë brohoritur suksesin e pilotit të tyre, që synon të arrijë te titulli kampion bote në Formula 1.

Mjaft mirë ka qenë edhe piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez që niset nga vendi i tretë. Në vend të dytë ndodhet Lando Norris i McLaren. Dy makinat Mercedes me Hamilton e Bottas, ndodhen në vendin e katërt dhe të pestë. 10-shen e pilotëve më të mirë në nisjen e garës së të dielës në Styria e plotësojnë, Gasly, Tsunoda, Vettel, Russell dhe Stroll.

 Jo mirë kanë shkuar këto prova zyrtare për dy pilotët e Ferrarit. Si Leclerc edhe Sainz, me kohët e arritura nuk arritën të hyjnë në sesionin e 3-të të provave zyrtare, ku konkurrojnë pilotët për një vend sa më të mirë nisjen e garës.

VENDOSJA NË NISJE

Radha e parë

1 Max Verstappen (Red Bull)

2 Lando Norris (McLaren)

Radha e dytë

3 Sergio Perez (Red Bull)

4 Lewis Hamilton (Mercedes)

Radha e tretë

5 Valtteri Bottas (Mercedes)

6 Pierre Gasly (Alpha Tauri)

Radha e katërt

7 Yuki Tsunoda (Alpha Tauri)

8 Sebastian Vettel (Aston Martin)

Radha e pestë

9 George Russell (Williams)

10 Lance Stroll (Aston Martin)

Radha e gjashtë

11 Carlos Sainz (Ferrari)

12 Charles Leclerc (Ferrari)

Radha e shtatë

13 Daniel Ricciardo (McLaren)

14 Fernando Alonso (Alpine)

Radha e tetë

15 Antonio Giovinazzi (Alfa Romeo)

16 Kimi Raikkonen (Alfa Romeo)

Radha e nëntë

17 Esteban Ocon (Alpine)

18 Nicholas Latifi (Williams)

Radha e dhjetë

19 Mick Schumacher (Haas)

20 Nikita Mazepin (Haas)