"Jo, me Hamiltonin nuk do të shkoja në një darkë. Jemi si duhet të jemi, dy rivalë. Nuk do të shkojmë në darkë bashkë, por kjo është në rregull. Ne kemi një shpirt konkurrues dhe gjithmonë përpiqemi të mposhtim njëri-tjetrin në pistë, por edhe për të respektuar njëri-tjetrin jashtë. Deri tani ka pasur disa momente tensioni, por në përgjithësi gjithçka ka shkuar mirë”.
Këto janë fjalët e Max Verstappen, në një intervistë për “Telegraph”, për raportin me Leëis Hamilton. Holandezi i Red Bull konfirmoi respektin e ndërsjelltë me rivalin e tij të Mercedes, por mohoi mundësinë e një miqësie ose marrëdhënieje jashtë cirkuitit të Formula 1. "Luftojmë për titullin? Unë jam i fokusuar në maksimizim çdo fundjavë. Nuk jam shumë ëndërrimtar, kështu që nuk mendoj ende shumë për Abu Dhabin. Shikoj garë pas gare, për të provuar të marr sa më shumë pikë, çdo here”.
"A jam unë më i riu që kam fituar në F1? Nuk kam menduar për moshën time, të them të drejtën. Kam drejtuar gjithmonë në kategoritë në të cilat kam qenë më i riu. Kam konkurruar gjithmonë kundër pilotëve dy ose tre vjet më të mëdhenj, apo edhe më shumë”.