RTSH Sport Live

F1, Verstappen për të ardhmen: Nuk do të garoj deri 40 vjeç

  • 27/12/2022
  • |
  • Formula 1
F1, Verstappen për të ardhmen: Nuk do të garoj deri 40 vjeç
Holandezi flet edhe për kontratën me Red Bull: “Do të vazhdoj të punoj deri në vitin 2028, pastaj të shohim”

Fillimi i sezonit F1 është gjithnjë e më afër, me Leëis Hamilton gati të përjetojë një sezon të ri si protagonist, ndërsa rivali i tij Max Verstappen nuk duket i gatshëm të qëndrojë kaq gjatë brenda Cirkuitit. I intervistuar nga “De Limburger”, holandezi shpjegon planet e tij për vitet e ardhshme: “Kalendari shumë i vështirë është arsyeja kryesore pse nuk do të vazhdoj të garoj deri kur të mbush 40 vjeç. Të udhëtosh shumë dhe gjëra të ngjashme nuk janë të shëndetshme, tani për tani më pëlqen, por kushtojnë sakrifica. Duket absurde, sepse drejtimi i Formula 1 është padyshim një ëndërr për shumë njerëz, por kur je shumë larg shtëpisë dhe atyre që do, vjen një moment që thua mjaft”. Kontrata e tij me Red Bull skadon në vitin 2028: "Do të vazhdoj të punoj shumë deri atëherë, pastaj nëse do të argëtohem për të njëjtat kushte, do të vazhdoj ta bëj edhe për një vit ose dy, përndryshe do të bëj diçka tjetër".

Për Verstappen-in, në moshën 25-vjeçare, ka ardhur koha të fillojë të imagjinojë veten larg pistave, sigurisht me një familje dhe, nëse është e mundur, me fëmijë: "Unë i dua patjetër dhe nëse duan të garojnë, nuk ka problem për mua, por unë do t'u jepja atyre një edukim të ndryshëm nga mënyra se si babi dhe nëna ime bënë me mua. Ata bënë gjithçka për të më shtyrë të garoja. Unë do t'i lë fëmijët e mi të vendosin, ata do të duhet ta duan atë. Nëse po, do të jetë e rëndësishme për mua të jem me ta kur të jenë tre ose katër vjeç, për të filluar hedhjen e themeleve. Edhe nëse e kam të lehtë të flas tani që nuk i kam – përfundon kampioni në fuqi – ndoshta do të mendoj ndryshe kur të vijë koha në të ardhmen”.