RTSH Sport Live

F1, Verstappen: Perez nuk do e ketë të lehtë

  • 10/01/2021
  • |
  • Formula 1
F1, Verstappen: Perez nuk do e ketë të lehtë
Hollandezi i Red Bull pranon se nuk do ta bëjë të lehtë situatën për shokun e tij të ri të skuadrës

Max Verstappen tha se nuk do ta bëjë të lehtë situatën për Sergio Perez, shokun e tij të ri te Red Bull këtë sezon. Që kur bëri debutimin e tij në Formula 1 me Toro Rosso në 2015, Verstappen ka fituar sfidën me disa shokë të fortë skuadre, përfshirë Carlos Sainz, Daniel Ricciardo, Pierre Gasly dhe së fundmi Alex Albon. Të katër ish-shokët e tij të skuadrës më pas vlerësuan aftësinë dhe talentin e Verstappen në timon. “Unë i munda ata të gjithë sidoqoftë, kështu është më mirë”, tha hollandezi.

“Siç thotë babai im gjithmonë, në fillim duhet mundur shokui skuadrës”,  - shpjegoi ai, duke konfirmuar se synon të bëjë të njëjtën gjë me Perez. “Po, është e drejtë, ky është qëllimi im. Është gjithmonë e rëndësishme të jesh më i shpejtë se shoku i ekipit. Unë e di që Sergio mendon në të njëjtën mënyrë”, tha ai duke iu referuar pilotit meksikan. “Është mënyra e vetme për ta çuar ekipin përpara me të dy makinat, si në rastin e Red Bull me Danielin”, ka theksuar Verstappen.

Zgjedhja e Perez është një ndryshim i qasjes për Red Bull, i cili zakonisht "tërheq" drejtuesit e tij nga programi i brendshëm, i udhëhequr nga Helmut Marko. Por, pasi Albon nuk ishte në gjendje të mbyllte hendekun me Verstappen gjatë sezonit, Marko pranoi se është e nevojshme të shikosh "jashtë" nëse ekipi shpreson të sfidojë Mercedes.