Një sukses që rindez më tepër se kurrë emocionet e Formula 1 në 5 sezonet e fundit. Max Verstapen refuzon të hapë krahun dhe triumfon në çmimin e madh të Montekarlos në Formula1. Piloti i Red Bull arriti një fitore të jashtëzakonshme, dhe për herë të parë në karrierë merr kyresimin e kampionatit, tashmë në kuotën e 105 pikëve, 4 pikë më tepër se rivali i madh, Lewis Hamilton.
Pikërisht ne garen e cila mund te vendoste jo pak përsa i përket ecurisë së këtij botërori, talenti holandez ia del të mbërrijë në finish i pari, fal edhe tërheqjes nga gara të Carles Leclerc, i cili pësoi avari në makinë.
Fati i keq në shtepi për pilotin e Ferrarit u shfrytëzua maksimalisht nga Verstappen, i cili e nisi garën nga pozicioni i parë duke zëvendësuar fituesin e pole position, Leclerc, dhe me tej arriti të mposhtë në duel ferraristin tjetër Carlos Sainz si dhe Meclarenin e Lando Norris.
Këta dy të fundit kompletuan podiumin me vendet 2 dhe 3. Në vendin e katërt u rendit meksikani Sergio Perez duke kompletuar fundjavën fantastike të Red Bull, kurse më tej ndjekin Sebastian Vettel me Aston Martin si dhe Alfa Tauri e Pierre Gasli.
Zhgënjen kampioni i botës në fuqi, Leiës Hmilton që nuk shkoi më tej se vendi i 7-të, ndërsa Valteri Botas u detyreua të tërhiqet pas një problemi me gomën e përparme.
Gara e Monakos konfirmoi forcën e Red Bull, dha sinjale shprese për Ferrarin që pavarësisht episodit të pabesueshëm me tërheqjen nga gara të Leclerc atëherë kur shihej favorit, mund të ngushëllohet me podiumin e parë sezonal të arritur nga Sainz.
Shuplakë për Mercedes, që pritet të shtërngojë dhëmbët për të mbrojtur fronin, në sezonin ndoshta më të vështirë të 5 edicioneve të fundit.