RTSH Sport Live

F1, Wolff për 2022: U desh kohë për të korrigjuar gabimet

  • 29/12/2022
  • |
  • Formula 1
F1, Wolff për 2022: U desh kohë për të korrigjuar gabimet
Drejtori i skuadrës së Mercedes-it kujton të gjitha vështirësitë me të cilat u përball sezonin e kaluar: “Nuk e kuptuam me kohë çfarë po ndodhte”

Të mos përsëriten gabimet e bëra në kampionatin botëror F1 të 2022. Ky është objektivi i Toto Wolff dhe Mercedes në funksion të një viti 2023 që në Brackley shpresojnë të jetë sërish plot suksese. “Mbaj mend diskutimet për makinën e re në tetor 2021 dhe mendoj se në atë moment kemi bërë gabime. Pas tetë fitoreve radhazi në kampionatin e konstruktorëve – shpjegon austriaku në YouTube – e dinim që herët a vonë do të vinte momenti i vështirë, por nuk e kuptuam me kohë se çfarë po ndodhte me ne”.

Megjithatë, Wolff ka nxjerrë mësime të rëndësishme nga viti 2022. "Gjëja më e vështirë për t'u pranuar është fakti se u deshën muaj për të zgjidhur problemin themelor. Dhe kjo na kushtoi një sezon. Megjithatë, ju mësoni më shumë nga vështirësitë dhe do të ishte një histori ndryshe nëse do të kishim qenë akoma të suksesshëm.Do ta kujtoj si një vit të rëndësishëm si në aspektin e zhvillimit personal, ashtu edhe në drejtim, pavarësisht nga të gjitha momentet e vështira”, janë fjalët e drejtorit të ekipit të Mercedes.