RTSH Sport Live

F1, Wolff: Testime të vështira, Red Bull duket i fortë

  • 24/03/2021
  • |
  • Formula 1
F1, Wolff:  Testime të vështira, Red Bull duket i fortë
Fjalët e drejtorit të ekipit Mercedes, i cili analizon qartë se çfarë ka ndodhur në prova

"Ne kemi kaluar shumë kohë në Bahrein periudhën e fundit dhe me situate të ndryshme. Në përgjithësi ka qenë një provë e vështirë tre ditore për ne. W12 nuk ishte aq i qëndrueshëm, i parashikueshëm ose i bazuar sa disa nga rivalët tanë. Red Bull dukej i fortë, si në gara të gjata ashtu edhe në periudha të shkurtra. Por si gjithmonë në prova është e vështirë të jesh i sigurt për performancën e vërtetë”. Ky është bilanci i Toto Wolff, drejtorit të ekipit Mercedes, pas provave në Bahrein, në funksion të raundit të parë të sezonit.

Në çdo rast, Wolff ka besim tek ekipi i tij: "E vetmja gjë që dimë me siguri është se duhet të demonstrojmë aftësinë tonë për të reaguar - vazhdon ai në faqen e internetit të Mercedes -. Që nga momenti që mbaruan testet, ne filluam të kuptonim se si mund të ktheheshim më të fortë në Bahrein. Ndërsa këto makina ndajnë disa pjesë me versionet e mëparshme, duheshin bërë edhe ndryshime të rëndësishme. Ne gjithashtu na është dashur të ndryshojmë mënyrën e punës në përgjigje të kufirit të buxhetit".