RTSH Sport Live

F1, zyrtare GP i Spanjës: do të zhvillohet më 9 maj në Montmelò

  • 30/12/2020
  • |
  • Formula 1
F1, zyrtare GP i Spanjës: do të zhvillohet më 9 maj në Montmelò

Marrëveshja është arritur, Çmimi i Madh i Spanjës do të zhvillohet në cirkuitin e Katalonjës në Montmelò më 9 maj. Me konfirmimin e rinovimit, gara Iberike do të zhvillohet për herë të 51-të, numri 31 në pistën e Barcelonës. Ndërkohë, ka ende një datë të lirë, përkatësisht atë të 25 prillit, e cila, fillimisht, duhej të përkonte me Çmimin e Madh të Vietnamit.

Gara aziatike, nga ana tjetër, u anulua për shkak të pandemisë Coronavirus dhe akuzave të ndryshme për korrupsion. Tre Grand Prix mund të zënë vendin e Vietnamit me Imola në pozicion të parë, por Portimao dhe Stambolli janë gjithashtu në garë.