RTSH Sport Live

F1: zyrtarizohen testet para-sezonale në Sakhir nga 12 deri më 14 mars

  • 20/01/2021
  • |
  • Formula 1
F1: zyrtarizohen testet para-sezonale në Sakhir nga 12 deri më 14 mars
Fia dhe Liberty Media kanë njoftuar se testet do të zhvillohen në të njëjtin circuit, që do të presë garën hapëse të Kupës së Botës 2021

Liberty Media dhe Fia kanë hequr dyshimet në lidhje me testet para-sezonale të Formula 1 duke njoftuar se ato do të mbahen në pistën Sakhir, në Bahrein, nga 12 deri më 14 mars. Testet fillimisht ishin planifikuar në Barcelonë, në fillim të marsit, por më pas gjithçka ndryshoi për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Gjithashtu u zhvendos dhe gara e Australisë, prova e parë e kampionatit botëror 2021. Nga ana tjetër, sezoni do të fillojë në Bahrein në 28 mars. Asnjë datë e re nuk është caktuar për Çmimin e Madh Kinez, i mbajtur normalisht në Prill, i cili gjithashtu është shtyrë.

Testet e dimrit janë zvogëluar në tre ditë në vend të gjashtë të planifikuara: kjo është për shkak se makinat do të qëndrojnë në thelb të njëjtat si në vitin 2020, një masë e marrë për të ulur kostot në mes të krizës Covid.