RTSH Sport Live

FA Cup: Chelsea dhe Leicester fluturojnë në gjysmëfinale

  • 21/03/2021
  • |
  • Angli
FA Cup: Chelsea dhe Leicester fluturojnë në gjysmëfinale
Blutë vuajnë, por mundin Sheffield 2-0, Foxes fitojnë ndeshjen e madhe, 3-1 me Manchester United

Pas Southampton dhe Manchester City, janë Chelsea dhe Leicester dy gjysmëfinalistët e tjerë të FA Cup. Në çerekfinale, Blutë vuajnë shumë, porn ë fund arrijnë të mundin 2-0 Sheffield United: autogoli i Norëood (24 ') dhe goli Ziyech(90’) vendosën fatin e kësaj sfide.

 Nga ana tjetër, ndeshja e madhe kundër Manchester United shkon për Leicester: Foxes fitojnë 3-1, me gola të Iheanacho (24 'dhe 78') dhe Tielemans (52 '), moment 1-1 nga Greenëood është i padobishme (38').

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, pas fitores kundër Sheffield United, tha: “Jam I gëzuar që mund të them se kemi arritur në gjysmëfinale, por ishte një lojë e vështirë. Kemi pasur një pjesë të parë të mire, në të cilën kemi kontrolluar ndeshjen. Në pjesën e dytë kjo nuk ndodhi, ne ishim qartësisht të lodhur”.

“Pas 14 ndeshjeve radhazi është normale të jemi të lodhur dhe kemi bërë shumë gabime. Ne ishim me fat që mbajtëm portën të pastër në pjesën e dytë. E rëndësishme ishte të fitonim. Ky ishte objektivi dhe ne e arritëm atë. Sa keq për atë mundësi të madhe të humbur me Christian Pulisic, ne mund ta kishim mbyllur ndeshjen më herët”.

“Ne kemi bërë shumë gabime dhe kemi humbur duele të shumta. Në trajnim kishte pak mungesë përqendrimi. Ndonjëherë mund të ndodhë, bëhet gjithnjë e më e vështirë për të ruajtur nivelin e lartë".