RTSH Sport Live

Fansi i çmendur i Federer, koleksion me 29 palë atlete origjinale të tenistit

  • 17/08/2020
  • |
  • Gosip
Fansi i çmendur i Federer, koleksion me 29 palë atlete origjinale të tenistit

Roger Federer është një nga sportistët më të famshëm dhe më të ndjekur në botë, që ka kudo fansa. Njëri prej tyrë është biznesmeni brazilian Edson Balbinot. Ai nuk është thjesht një tifoz i tenistit zviceran, por edhe i pasionuar pas tij.

Ai ka deklaruar se deri më tani ka arritur të koleksionojë 29 palë atlete të lojës të përdorura nga Roger Federer, të gjitha të veshura nga zvicerani kur ka qenë në krye të renditjes botërore.

Të gjitha atletet janë origjinale dhe të markës “Nike Zoom Vapor RF287”

Të gjitha atletet që disponoj janë unike, origjinale dhe të personalizuara. Secila prej tyre i përket një nga javëve që Federer ka qenë në krye të renditjes botërore. Ky koleksion nuk do të dalë kurrë në shitje. Më kanë ofruar deri në 138 mijë dollarë, por kam refuzuar”, tha Balbinot.

Kam parë shumë ndeshje të tij, por ëndrra ime është ajo ta takoj një ditë në Wimbledon. Ndoshta do të arrij të marrë një palë atlete dhuratë prej tij, të autografuara”, tha bizensmeni brazilian.