RTSH Sport Live

Faza Përgatitore, Lushnja 10 ditë në Ohër

  • 10/08/2022
  • |
  • Kategoria e Parë
Faza Përgatitore, Lushnja 10 ditë në Ohër
Skuadra e vetme e Kategorisë së Parë jashtë vendit, objektivi mbetet rikthimi në Superiore

Skuadra e Lushnjës do të rinisë një tjetër sezon me synimin rikthimin në  Kategorinë Superiore, pasi ka dështuar prej disa sezonesh në përpjekjet e saj në Kategorinë e Parë. Prej disa javësh skuadra po stërvitet në fushën stërvitore në Plug, ndësa trajneri Klodian Duro po përgatit ekipin në një terren të përmirësuar stërvitor. Ndërhyrjet në përmirësimin e terreneve sportive shikohen si shpresëdhënëse për të ardhmen e futbollit të Lushnjës, aty ku kërkohet që gradualisht ekipi të ngjitet me plane të qarta në Kategorinë Superiore.

Ndërkohë ditën e mërkurë Lushnja është nisur drejt Ohrit, aty ku skuadra do të qëndrojë 10 ditë. Duhet thënë se Lushnja për momentin është skuadra e vetme në Kategorinë e Parë që po e zhvillon fazën përgatitore jashtë vendit, çka tregon se sa seriozisht e kanë marrë drejtuesit objektivin për tu rikthyer në Superiore.