As nokauti në ndeshjen e fundit të karrierës së tij të gjatë dhe të jashtëzakonshme (i shënuar në dyshe me Nadalin në Laver Cup kundër dyshes Tiafoe-Sock) nuk mund ta prishë ‘Federer-day’ në Londër. Të dridhura dhe emocione, buzëqeshje të përziera me lot në sy si dhe ato të rivalëve dhe tifozëve të shumtë që patën fatin të ishin në tribunat e 'O2 Arena'.
"Dje ishte një mbrëmje magjike - ka shkruar ai në rrjetet sociale "King Roger" -. Faleminderit sërish të gjithë lojtarëve dhe tifozëve që ishin aty për të ndarë këtë moment me mua. Për mua do të thotë shumë". Një moment emocionues, i cili pas ndeshjes nuk e mbajti dot emocionin dhe u mbart në triumf nga bashkëlojtarët e tij nga Team Europe së bashku me 'rivalët' e Team World.