Tirana i ka mbyllur me humbje miqësoret e saj në tokën turke, teksa është duke u përgatitur për ndeshjet e Ligës së Kampioneve, më 6 korrik me Duderlanzh. Një miqësore me Fenerbahçen në Bolu, e cila ka regjistruar humbjen e thellë 0-4, kjo dhe në prani të presidentit të bardhebluve, Refik Halili. Në të 8’ Mërgim Berisha ka shënuar golin e parë për Fenerbahçen.
Në pjesën e dytë vjen goli i dytë për Fenerbahçe, që ka firmën e Novak, pas krosimit të Linkoln. Pelkas do të firmoste golin e tretë në të 84’ dhe serinë e golave për skuadrën e njohur turke do ta mbyllte Samata në të 88’. Kështu Tirana regjistron një fitore, një barazim dhe dy humbje në miqësore, ndërsa tashmë pritet të kthehet për t’i vijuar përgatitjet në kryeqytet përpara se të shkojë në Luksemburg.