RTSH Sport Live

Ferdinand dhe favoritët për Champions: Bayern mbi të gjitha, por kujdes Liverpool

  • 10/12/2020
  • |
  • Futboll Bota
Ferdinand dhe favoritët për Champions: Bayern mbi të gjitha, por kujdes Liverpool

Menjëherë pas përfundimit të fazës së grupeve, të shumta ishin parashikimet për fitoren finale, se cila skuadër do të shkojë deri në fund. Nuk ka munguar dhe komenti I Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i United, që këtë kompeticion e ka fituar në vitin 2008. “Mendoj se Bayern është favorite absolute për fitimin e këtij trofeu, por menjëherë pas gjermanëve shikoj Liverpool. Nëse Bayern nuk do të ketë problem me dëmtimet, mendoj se do të bëjë të njëjtën rrugë ashtu sin ë sezonin e kaluar”.

Më pas Ferdinand komentoi për mundësinë që kanë skuadrat angleze, akoma në garë, Liverpool, Chelsea e Manchester City: “Mund të shkojnë shumë larg, kanë cilësi shumë të mira. Bayern e PSG do të jenë pengesa të mëdha për tu kapërcyer, për të qenë sa më kompetitivë”.