Ferrari po përgatitet për një seri mbedhjesh teknike, në të cilat do të analizojnë thellësisht atë çfarë ndodhi në Montecarlo. Janë bërë gabime, disa të shmangshme, disa që i atribuohen natyrës specifike të pistës dhe garës. Në kuptimin që të gjithë në Montecarlo e kanë gabim, varet kush gabon më shumë dhe kush më pak. Por përshtypja, pa dashur të nënvlerësoj apo kritikoj punën e madhe që po bëhet në Maranello, është se në këtë moment të duket sikur se ata nuk janë mësuar të luftojnë për të fituar, pa marrë parasysh fitoret e shkëlqyera në fillim të sezonit.
Nga ky këndvështrim, Red Bull ka avantazhin që vjen nga një vit shumë i vështirë, gjatë të cilit përballja mes Verstappen dhe Hamilton ka arritur nivele që është e vështirë edhe të imagjinohen dhe ku konkurrenca me Mercedes-in krijoi një tension që shkonte përtej rivalitetit normal. Jo gjithçka ishte e bukur, ajo që pamë në 2021. Por është e dobishme për rritjen dhe zhvillimin e një lloj instinkti fitues. Ferrari vjen nga një seri sezonesh pa shkëlqim, i fundit prej të cilëve ishte padyshim zhgënjyes.
Vitin e kaluar në Maranello theksuan se ishin të fokusuar te makina e vitit 2022 dhe, duke parë atë çka treguar Ferrari këtë sezon, mund të themi se ishte zgjedhja e duhur. Nga pikëpamja teknike ishte kulmi i një procesi rritjeje. Tashmë, megjithatë, duket se mungon ende një hap më shumë, kësaj radhe për sa i përket menaxhimit të pistës, për të treguar gjithçka duhet dhe mund të japin makina dhe drejtuesit.
Pas gabimit që bëri skuadra e kuqe me menaxhimin e Lëclerc në Monako, Mattia Binotto tha pa hezitim: “Duhet të mësojmë të përfitojmë sa më shumë nga situatat edhe më pak të favorshme”. Pra atë çfarë arriti Red Bull në Barcelonë dhe më pas në Monte Carlo. Edhe Ferrari, hap pas hapi, do të arrijë atje”.
“Ndoshta që në garën e radhës në Baku. Drejtuesit e Ferrarit duhet të dinë të mësojnë në menaxhojnë si duhet potencialin e makinës së re të krijuar në 2022 dhe aftësitë e pilotëve të vet. Sepse fjalët e Lëclerc në fund të garës janë tepër të rëndëa. “E dua këtë skuadër por kështu nuk mund të vazhdohet” – tha piloti nga Monako.