RTSH Sport Live

Ferrari gjen “kurën” e rimëkëmbjes

  • 07/03/2023
  • |
  • Formula 1
Ferrari gjen “kurën” e rimëkëmbjes
Te SF-23 vendoset një pjesë e re për të reduktuar vibrimin

Debutimi shqetësues i Ferrarit në botërorit 2023 në Formula 1 kërkon ndërhyrje të menjëhershme në skuadër. Ferrari do të bëjë përparim, krahasuar me atë që u pa në Bahrein, e kjo nuk është vetëm e dëshirueshme, por edhe e sigurt. Për të rritur efikasitetin e SF-23, inxhinierët dhe drejtuesit e skuadrës së kuqe do të adoptojnë një pjesë të re në pjesën e pasme të makinës.

Kjo do të ndihmonte në rrjedhën më të mirë të ajrit, jep përfitime ngarkesës, duke lejuar konsum më të mirë të gomave. Krahu i pasëm i makinës, ky është elementi që kushtëzoi më shumë performancën e Ferrarit duke përkeqësuar gomat e pasme. Ajo që duhet është një ndërhyrje e kombinuar mes konfigurimit për sa i përket kontrollit të largësisë nga toka të makinës duke përmirësuar aerodinamikën.

Mospërdorimi i versionit me një mbështetje të vetme të krahut të pasmë nuk ishte i parëndësishëm në performancën e njëvendëshes së kuqe. Përdorimi i tij modifikon efikasitetin e makinës, për sa i përket ngarkesës së gjeneruar, falë një nxjerrjeje më efektive të rrjedhës bazë. Kjo përcakton një përmirësim të presionit aerodinamik, që do të reduktonte lëkundjet aerodinamike. Tashmë me paketën aerodinamike me një mbështetje të vetme përfitimet do të ishin të prekshme.