RTSH Sport Live

Ferrari, ja skenarët pas dorëheqjes të përgjegjësit të sektorit të aerodinamikës

  • 11/03/2023
  • |
  • Formula 1
Ferrari, ja skenarët pas dorëheqjes të përgjegjësit të sektorit të aerodinamikës

Sezoni i Ferrari-t ka nisur keq. Një vit më parë “kokëkuqja” bëri dopietë në Bahrein, ndërsa sivjet ishte e detyruar që të ndiqte veturat Red Bull, të cilat duket qartë se kanë “një marsh” më shumë.

Si të mos mungonin problemet në pistë, ekipit italian i duhet të bëjë llogaritë mirë tani edhe me burimet njerëzore. Pas plot dhjetë vitesh bashkëpunim, tre ditë më parë në zyrat e Ferrari-t u paraqit edhe dorëheqja e parevokueshme e shefit të sektorit të aerodinamikës, David Sanchez.

Vasseur ka lënë të kuptohet se largimi i njeriut, i cili ka projektuar veturat nuk është e lehtë për tu kapërdirë. Madje francezi, i cili drejton Ferrari-n në bokse, ka lënë të kutphet se në Maranello nuk po flitet për një zëvendësues. Sipas tij Ferrari duhet të gjejë burime brenda stafit aktual për të mbushur boshllëkun e lënë nga Sanchez.

Sa i përket garave të radhës tani Maranello po analizon çfarë shkoi keq në Bahrein. Teknikët për momentin duan të kuptojnë përse vetura konsumon aq shumë gomat e pasme gjithashtu në ditët në vazhdim do të vendosin nëse “power unit” i veturës të Leclerc është i përdorshëm apo jo. Nëse analizat do të jenë negative atëherë monegaskut do t’i duhet që të vuajë penalitetet që në garën e dytë të Botërorit.