RTSH Sport Live

Ferrari largohet nga Formula 1

  • 05/01/2023
  • |
  • Formula 1
Ferrari largohet nga Formula 1
Skuadra italiane nuk regjistrohet për Botërorin e vitit 2026

Një lajm i bujshëm vjen nga Holanda për sportin e Formula 1. Sipas asaj që raportohet nga faqja e internetit "RacingNews365", Ferrari nuk ka pranuar të jetë në takimin e mbajtur në 15 dhjetorin e vitit të kaluar, kushtuar zhvillimit të njësive të fuqisë të makinave njëvendëshe, i cili do të përdoret në Kampionatin Botëror të Formula 1, duke filluar nga viti 2026. Në këtë takim morën pjesë Renault, Honda, Mercedes dhe Red Bull Poëertrains.

Në fakt, në Maranello duket se e kanë kundërshtuar një vendim që e sheh Red Bullin si protagonist, për të cilin të gjithë prodhuesit e tjerë kanë rënë dakord. Red Bull Poëertrains, ndërtuesi zyrtar i njëvendëshes së Milton Keynes, bëri debutimin e tij zyrtar në vitin 2022, duke marrë vendim e Hondës. Kjo e fundit u largua nga F1 por ka lajmëruar se do të rikthehet në vitin 2026. Kompania japoneze ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e motorëve të Red Bullit duke sjellë teknikët e saj në Red Bull Poëertrains.

Si një prodhues i ri, Red Bull do të marrë avantazhe të mëdha ekonomike nga FIA për zhvillimin e njësisë së energjisë dhe për testet pasuese: më saktë, flasim për 10 milionë euro për 2023 dhe 2024 dhe 5 milionë për 2025. Ferrari nuk ka qenë dakort me këtë ndaj nuk ka marrë pjesë në takimin e fundit të prodhuesve të motorëve të makinave të Formula 1, ku u fol për zhvillimet e njësisë së fuqisë të njëvendësheve për vitin 2026, dhe gjithnjë sipas medias holandeze, për momentin nuk e ka konfirmuar ende vendimin nëse do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të formula 1 duke filluar nga viti 2026.