RTSH Sport Live

Ferrari, Leklerk: E vështirë të fitojmë në Hungari

  • 26/07/2021
  • |
  • Formula 1
Ferrari, Leklerk: E vështirë të fitojmë në Hungari
Pilotët e Ferrarit flasin në prag të Çmimit të Madh të Hungaroring

Sezoni 2021 per Ferrarin ndryshe nga  sa pritej, po vijon të konfirmojë edhe njëherë rënien e medhe të italianeve, sot dy pilotët, Leklerk dhe Sainz renditen në vendet 6 dhe 7 pas plot 10 garave të zhvilluara.

Dy vende të dyta, në Britani dhe Monako janë shumë pak për kokëkuqen, megjithatë nga shumëkush kjo paraqitje konsiderohet mëse e pranueshme për vetë momentin negativë që po kalon skuadra.

Për të gjetur ritmin e duhur me rivalët e mëdhenj, të gjithë tifozët e Ferrarit shpresojnë tek gara e radhës, pavarësisht se fundjava perfundon me zhgënjim.

Këtë herë kalendari propozon çmimin e madh të Hungaroring në Hungari, dhe Charls Leclerk nuk heziton të flasë pa doreza: “Të jesh optimist është e pranueshme, sepse në 3 garat e fundit jemi paraqitur në rritje, por mendoj se duhet të jemi realist, është shumë e vështirë që të luftojmë për fitoren në Hungari. Objektivi ynë i vërtet është të renditemi pas Mercedes dhe Red Bull”, deklaroi Leclerc.

Çmimi i madh i Hungarisë vjen drejtpërdrejt në ekranin e RTSH Sport këtë fundjavë, provat zyrtare të shtunën ora 15:00 dhe garën të dielën në të njëjtën orë.