RTSH Sport Live

Ferrari, në misionin e rinisjes

  • 18/05/2022
  • |
  • Formula 1
Ferrari, në misionin e rinisjes
Në Barcelonë skuadra e kuqe paraqet ndryshimet

Dy fitore në tre garat e para të botërorit të Formula 1, e më pas një mungesë e vogël shpejtësie në makinën e kuqe, që i ka dhënë mundësinë Max Verstappen të sigurojë fitoret në Imola, Miami dhe Jeddah. Për Charles Leclerc dhe për Ferrarin është koha të provojnë të kthejnë Ferrarin te fitorja në Barcelonë, nëntë vjet pas asaj të arritur nga Alonso.

Edhe Sainz duhet të ketë fituar besueshmërinë pas podiumit të arritur në garën e kaluar. Fitorja në pistën spanjolle është një ëndërr e pilotit madrilen. Dhe Ferrari pikërisht për këtë garë do t’iu vejë në dispozicion pilotëve të vet një paketë të re të azhornuar. Të cilën Mattia Binotto dhe njerëzit e tij kishin vendosur që mos e vendosnin as në Imola e as në Miami.

Në Barcelonë, fitorja e fundit e Ferrarit është ajo e Fernando Alonsos në 2013. E nga 2014 e deri tani ka qenë një dominim i Mercedesit. Këtë të dielë në Barcelonë, të gjithë presin rikthimin e duelit midis Ferrarit dhe Red Bullit. Vetëm nëse Mercedes nuk tregon forcën e vet, pas ndryshimeve të deklaruara.