RTSH Sport Live

Ferrari, Vasseur në kërkim të fajtorit pas dështimit në Bahrein

  • 06/03/2023
  • |
  • Formula 1
Ferrari, Vasseur në kërkim të fajtorit pas dështimit në Bahrein

Drejtori i përgjithshëm i Ferrarit, Frederic Vasseur jep sinjale shqetësuese pas garës së parë të sezonit në Bahrein ku Leclerc u detyrua të tërhiqej pasi njëvendëshja e kuqe e la në baltë.

Pas garës ai u shpreh i habitur nga problemi në njëvendëshen e kuqe duke u shprehur se skuadra duhet të punojë shumë për të nxjerrë përfundimet e duhura. “Është disi shokuese. Unë e kam një ide të situatës por jo të plotë. Në prova kishim një hap të mirë por ji në garë. Kemi problem me besueshmërinë e makinës dhe duhet ta rregullojmë këtë problem. Gjatë javëve të ardhshme duhet të punojmë shumë për të përmirësuar situatën që nuk është aspqak pozitive. Vendi i tretë i Leclerc do të ishte një rezultat pozitiv sepse Red Bull ka një hap tjetër. Duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi në besueshmëri”, thekson Vasseur duke lënë të kuptohet se Ferrari do të përballet me një sezon shumë të vështirë. O.K.