RTSH Sport Live

Festat e Nëntorit në Tetovë bëjnë bashkë “Ballistët” dhe “Shvercerat”

  • 26/11/2024
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Festat e Nëntorit në Tetovë bëjnë bashkë “Ballistët” dhe “Shvercerat”

“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut, është një mundësi e mirë për tifozeritë e ekipeve në fjalë për të “festuar” së bashku festat e Nëntorit.

Kjo ndeshje ka edhe më shumë rëndësi për shkak se pas shumë viteve do të jenë në një përballje direkte të dy ekipeve dhe dy tifo grupet e Shkëndijës dhe Shkupit, rspektivisht “Ballistët” dhe “Shvercerat”.

Siç dihet të dy këto tifo grupe kishin marrëdhënie të shkëlqyera, por në dekadën e fundit diçka ka ndryshuar.

Por festat e Nëntorit duket se janë një motiv për të bashkuar përsëri këto dy tifozeri. “Andaj në rast se ka dëshirë tifo grupi mysafir të udhëtojë në mënyrë të organizuar, ka kushte që të sistemohen në tribunën përballë Marshin Beqirit. Kërkojmë edhe nga klubi jonë që të pranojë tifozët mysafir, në rast se të njëjtët dërgojnë kërkesë për udhëtim”, ka qenë mesazhi i Ballistëve në “Facebook”.