RTSH Sport Live

FIA i propozon Red Bullit të pranojë fajin

  • 21/10/2022
  • |
  • Formula 1
FIA i propozon Red Bullit të pranojë fajin
Sipas një skenari, FIA i ka propozuar Red Bullit marrëveshjen për pranimin e fajësisë

Diskutimet dhe thashethemet mbi rastin e kalimit të kufirit të përcaktuar të buxhetit, që përfshin Red Bullin nuk po pushojnë. Pas konkluzioneve të FIA-s dhe shkeljeve të kufirit buxhetor, të konstatuara deri në 5% nga skuadra e Milton Keynes, numri i atyre që kërkojnë me vendosmëri dënime të rënda po zgjerohet. Federata i ka propozuar skuadrës që të negociojë në pritje të përgjigjes nga Red Bull që duhej të dilte të premten në një konferencë rreth orës 17.00, për të folur për aferën nga Austin, ku do të zhvillohet gjatë fundjavës Çmimi i Madh i Amerikës.

Por duket se skuadra austriake e ka anuluar konferencën. Por pse ka ndodhur kjo? Mohammed Ben Sulayem, presidenti i FIA-s, e ka shtyrë takimin që do të zhvillonte të premten me Red Bullin dhe për rrjedhojë, derisa palët të takohen, skuadra austriake nuk do të flasë për shtypin. Sipas një skenari, FIA i ka propozuar Red Bullit marrëveshjen për pranimin e fajësisë. Do të jetë ky i fundit që duhet të vendosë se çfarë të bëjë për një marrëveshje zgjidhjeje që do të mbetej sekret, por që do të çonte në pranimin e fajit nga ekipi.

Si përfundim do të kishte më shumë kontrolle në të ardhmen dhe Red Bull do tëdetyrohej të hiqte dorë nga apelimi. Mes atyre që ngrenë zërin për dënime të rënda, e që ende besojnë se fjala fund për sezonin 2021 ende nuk ka marrë një konkluzion përfundimtar është edhe Hamilton. Ai ende beson se hetimi për titullin botëror të 2021, që u fitua nga Verstappen mes kaosit në Abu Dhabit, nuk është është mbyllur.

Dhe beson që dënimi ndaj Red Bull duhet të jetë me zbritje pikësh. Nga Austin, Hamilton tha: "Jam i fokusuar në atë që mund të kontrolloj. Jam i sigurt që FIA do të marrë vendimet e duhura për integritetin e sportit. Ne kemi nevojë për qartësi për të ardhmen, përndryshe sistemi rrezikon të dështojë" – tha piloti britanik.

Ndërsa Bottas, që në 2021 ishte ende një pilot i Mercedesit shprehet: “Rregullat janë rregulla dhe nëse nuk i zbatoni duhet të ketë një dënim. Shpresoj të jetë i rreptë dhe e rëndë. Ne humbëm titullin e pilotëve me disa pikë dhe disa milionë euro më shumë të shpenzuara nga Red Bulli mund të bëjnë një ndryshim të madh”, tha finlandezi.