RTSH Sport Live

FIA ndryshon sërish rregulloren e garës

  • 24/04/2023
  • |
  • Formula 1
FIA ndryshon sërish rregulloren e garës
Sprinti nuk do të përcaktojë më rendin e nisjes së pilotëve

Më shumë konkurrencë, më shumë shfaqje, pa cënuar vlerën e padiskutueshme të garës së së dielës. Kështu FIA ka vendosur të ndryshojë sërish rregulloren kur botërori i F1 është në vazhdim. Ndryshimi do të nisë që nga kjo fundjavë e garës në Baku ku do të zhvillohet sprinti i i parë i sezonit dhe çuditërisht ka marrë miratimin e të gjithë pilotëve, aq sa do të propozohet edhe në MotoGP. Ndryshimet do të prezantohen të martën e 25 prillit gjatë mbledhjes së Komisionit të F1 dhe më pas do të miratohen përfundimisht nga Këshilli Botëror.

E premtja e fundjavës së garës do të ketë një sesion të provave të lira, duke u bërë kështu thelbësor për përgatitjen e pilotëve, si dhe do të zhvillohen edhe kualifikueset zyrtare. Ky është ndryshimi i parë sepse këto kualifikuese do të përcaktojnë rrjetin e nisjes së garës së të dielës dhe jo më Sprinti. Një ndryshimi i vërtetë do të vijë të shtunën, që do të jetë një minigarë më vete, por nuk do të ndikojë në pjesën tjetër të fundjavës. Të shtunën do të zhvillohet një tjetër sesion i provave të lira, i dyti.

Pas kësaj do të ketë një seancë kualifikuese e cila do të përcaktojë rendin e fillimit të Garës Sprint.  Ndoshta më e shkurtër se ajo e renditjes së nisjes së garës, por e ndarë në tre sesione kualifikuese Q1, Q2 dhe Q3. Gara sprint do të jetë rreth 17 xhiro. Në përfundim të saj piloti i parë merr 8 pikë, e duke zbritur nga një pikë deri te i teti. Dhe këtu mbaron historia e sprintit që nuk do të ndikojë më pas në garë. Shpërndarja e gomave mbetet e njëjtë.

Ky zakon i ri i FIA-s për të ndryshuar formatin gjatë kampionatit po tingëllon mjaft i çuditshëm. Vitin e kaluar pati precedentin e Direktivës Teknike 39 (ajo e reduktimit të detyrueshëm të vibrimit të  njëvendësheve), e cila hyri në fuqi për arsye sigurie në Spa të Belgjikës. Një ndryshim shumë më thelbësor vjen para Sprintit të parë të këtij botërori.

Ideja e Liberty është të mbushë të gjitha ditët e garës me dhënie pikësh, me motivim dhe pilotët të kenë gjithnjë motivimin për të luftuar për të fituar për diçka. Ky është një ndryshim për të cilin fjalën e vet, përveç pilotëve, do ta thotë edhe publiku, i pëlqen apo jo.