RTSH Sport Live

FIFA dhe Katari ndihmojnë viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

  • 17/02/2023
  • |
  • Të tjera
FIFA dhe Katari ndihmojnë viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Pas konsultimeve me Federatën Turke të Futbollit (TFF) dhe Federatën Siriane të Futbollit (SFA), së bashku me organizatat joqeveritare ndërkombëtare dhe vendase , ndihma do të përdoret për blerjen dhe shpërndarjen e të mirave bazike , si dhe për të ofruar strehim dhe mbrojtje të përkohshme.

FIFA do të vazhdojë të bashkëpunojë me TFF dhe SFA, duke monitoruar situatën dhe duke vendosur për veprime të mëtejshme. Fondacioni FIFA u krijua në vitin 2018 duke treguar përkushtimin e fortë të FIFA-s për t’u kthyer dhe për të bërë një ndikim pozitiv në shoqëri. 

Ditën e djeshme edhe shteti i Katarit u erdhi në ndihmë vendeve të prekura nga tërmeti duke i dërguar banesat provizore që kishte porositur për të akomoduar fansat e Botërorit "Katar 2022".