RTSH Sport Live

FIFA paralajmëron dënim “shembullor”

  • 13/10/2021
  • |
  • Kombëtarja
FIFA paralajmëron dënim “shembullor”
Reagim publik për ngjarjet e ndodhura në “Arena Kombëtare”

FIFA reagon publikisht dhe paralajmëron se do të ndjekë hapat zyrtarë për ngjarjet e “Arenës Kombëtare”. ‘Këtë e bën të ditur në një komunikatë ku thekson se po analizon raportet e dërguara mbi sfidat eliminatore të Botërorit në mënyrë që të marrë vendiet më të përshtatshme.

“FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll’’, theksohet në reagim.