RTSH Sport Live

FIFA shpall më të mirët! Sot, ekskluzive në RTSH Sport

  • 17/12/2020
  • |
  • Të tjera
FIFA shpall më të mirët! Sot, ekskluzive në RTSH Sport
Messi, Levandovski apo Ronaldo…?! Kush do të triumfojë për vitin 2020 në mbrëmjen e sotme…?

FIFA shpall më të mirët e futbollit për vitin 2020. Mbrëmja “gala” pa prezencë spektatorësh so të transmetohet sot në orën 19.00 në RTSH Sport. Ndonëse ka qënë një vit shumë i vështirë për çdo sport dhe veçanërisht për futbollin për shkak të pandemisë Covid 19, institucioni më i lartë i futbollit në Botë do të kurorëzoj fituesit e çmimeve individuale.

Ndryshe nga “France Football” që për këtë vit e ka anulluar ceremoninë dhe kurorëzimin për “Topin e Artë”, FIFA do të shpërndajë sot çmimet për më të mirët. Proçedura e votimit nuk ka ndryshuar dhe për të shpallur më të mirët kanë dhënë votat e tyre trajnerët dhe kapitenët e gjithë skuadrave përfaqsuese.

Natyrisht që çmimi që pritet me shumë interes është lojtari më i mirë i vitit, sepse kadidatë janë: Messi, Ronaldo dhe Levandovski. Polaku pritet të jetë mbi të tjerët këtë sezon duke qënë se i ka fituar gjithë trofetë me Bajernin e Mynihut. Po kështu, edhe trajneri Flik dhe portieri Nojer.