RTSH Sport Live

Fiksimi i Championsit, Ronaldo i vetëofrohet Milanit dhe Interit

  • 14/08/2022
  • |
  • Futboll Bota
Fiksimi i Championsit, Ronaldo i vetëofrohet Milanit dhe Interit
Dy skuadrat italiane refuzojnë portugezin, agjenti i tij nis tratativat me klube të tjera

Fiksimi i Champions e ndjek Cristiano Ronaldon edhe në moshën 37-vjeçare. E duke qenë se viti i ardhshëm mund të jetë edicioni i parë pa të në 20 vjet, fanella e Manchester United tani i rri ngushtë portugezit. Menaxheri i tij Jorge Mendes po teston terrenin për një transferim, siç bëri verën e kaluar kur CR7 donte të largohej nga Juventusi. Pas iu vetëofrua disa klubeve të mëdha si Bayern Munich në Gjermani, apo Atletico Madrid në Spanjë, sulmuesi ka kthyer sytë nga Italia.

Sipas lajmeve nga mediet britanike, agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes i ka ofruar kartonin e sulmuesit klubit të Milanit dhe Interit. Megjithatë edhe këtë herë portugezi ka marrë përgjigje negative, pasi asnjëri prej tyre nuk dëshiron ta ketë 37-vjeçarin në skuadër. Paga prej 25 milionë euro në sezon që Ronaldo përfiton rëndon në arkat e dy klubeve italiane. Nuk dihet ende se cili do të jetë fati i CR7 deri në përfundim të merkatos.