RTSH Sport Live

Fiore: Ribery drejton, Bonaventura-Vlahovic “fundosin” Crotone-n

  • 23/01/2021
  • |
  • Spanjë
Fiore: Ribery drejton, Bonaventura-Vlahovic “fundosin” Crotone-n
Vendasit zgjidhin gjithçka në pjesën e parë, kalabrezët shfaqen shumë të ndrojtur dhe reagojnë vetëm me golin e Simy

Të fitosh, për Fiorentina do të thotë reagim pas humbjes së tmerrshme 6-0 në Napoli. Nga ana tjetër, për Crotone, tri pikë të tjera do të përfaqësonin pikën e kthesës pas fitores ndaj Benevento në raundin e fundit të kampionatit. Mbi këtë bazë në Franchi u zhvillua beteja për shpëtim midis dy formacioneve me objektiva fillestarë shumë të ndryshëm.

Vendasit kanë arritur të marrin një fitore 2-1 përballë Crotone, duke e fundosur këtë të fundit akoma më shumë në klasifikim. Me një Ribery në regji, Bonaventura e Vlahovic dërguan violët në avantazhin e dyfishtë që në pjesën e parë. Goli i Symi për Crotone ishte vetëm një iluzion.