E pabesueshme ajo që po ndodh në shtëpinë e Fiorentinës: Cesare Prandelli ka dhënë dorëheqjen dhe do të largohet nga pankina violëve. Trajneri i thotë lamtumirë Firences dy ditë pas nokautit ndaj Milanit, pasi kishte arritur vetëm 5 fitore në 21 ndeshje të Serisë A. "Unë ndalem këtu për të gjetur veten. Karriera ime mund të përfundojë këtu, por nuk jam penduar". Beppe Iachini është gati të kthehet në vendin e tij.
Kthimi i madh i ish-trajnerit, i cili kishte udhëhequr Fiorentinën nga 2005 në 2010, nuk shkoi saktësisht siç priste Commisso: ekipi fitoi vetëm 21 pikë në Serie A nga 22 nëntori e tutje dhe aktualisht është në vendin e 14 në renditje, me 7 pikë diferencë nga zona e rënies.
"Fiorentina informon se, sot, trajneri Cesare Prandelli ka paraqitur dorëheqjen e tij tek drejtuesit e Klubit - lexohet në deklaratën e lëshuar nga Fiorentina - Klubi violë, me shumë keqardhje, ka pranuar kërkesën e trajnerit duke kuptuar arsyet, që shkojnë përtej futbolli. Cesare Prandelli është trajneri dhe njeriu që në muajt e fundit ka dhënë gjithçka, duke demonstruar, edhe një herë, lidhjen e thellë dhe dashurinë që e lidh atë me qytetin e Firences dhe Fiorentinën”.
“Presidenti Commisso, menaxhmenti, ekipi dhe të gjithë njerëzit vjollcë falënderojnë Cesare Prandelli, duke i dëshiruar që të gjejë sa më shpejt të jetë e mundur qetësinë dhe energjinë e nevojshme për të marrë fatet më të mira për të ardhmen e tij njerëzore dhe profesionale".