RTSH Sport Live

Fjalimi i CR7 para skuadrës: Ja përse u riktheva

  • 14/09/2021
  • |
  • Angli
Fjalimi i CR7 para skuadrës: Ja përse u riktheva
Fjalë që preku thellë stafin dhe lojtarët, siç zbulohet nga Sun: "Unë jam kthyer për dy arsye"

Bluzë 'e re', zakon i vjetër. Ndeshja e parë ishte e mjaftueshme që Cristiano Ronaldo të kthehej në zemrat e tifozëve të vjetër. Dopieta e tij i lejoi Manchester United të mundë Neëcastle 4-1 dhe të mbetet në kuartetin kryesor së bashku me Chelsea, Everton dhe Liverpool. Por CR7 nuk janë vetëm numra dhe statistika, janë shumë më tepër. Një burim zbuloi për Sun fjalimin emocionues që kampioni portugez i dha ekipit para debutimit të tij të dytë me fanellën e Djajve të Kuq: "Lojtarët dhe stafi e dëgjuan atë në heshtje".

“U ktheva në Manchester United për dy arsye. E para është se e dua klubin, e dyta është se e dua mentalitetin fitues që rritet brenda këtij klubi. Unë nuk jam këtu për të qenë një nxitës i tifozëve. Nëse doni të jeni të suksesshëm, duhet ta doni Unitedin nga thellësia e zemrës tuaj. Duhet të hash, të flesh dhe të luftosh për klubin. Nuk ka rëndësi nëse luani apo nuk luani, gjithmonë duhet të jepni 100% dhe të mbështesni shokët tuaj. Unë jam këtu për të fituar dhe fitorja sjell lumturi.

Ne duam të jemi të lumtur, apo jo? Ju jeni futbollistë fantastikë dhe unë besoj në ju, përndryshe nuk do të isha kthyer. Nëse jepni gjithçka, fansat do t'ju mbështesin. Unë dua të krijoj një mentalitet fitues, kështu që kur të dal në pension e gjithë kjo do të mbetet dhe ju akoma do të dominoni. Unë do të jap gjithçka, por kam nevojë edhe për ju. A jeni gati për të luftuar? A jeni gati të jepni gjithçka në fushë?”. Fjalimi i një drejtuesi absolut, i cili fitoi duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve. Është gjithmonë CR7.