RTSH Sport Live

Flamurtari dominon finale e parë

  • 09/05/2022
  • |
  • Basketboll
Flamurtari dominon finale e parë
Vlonjatet fitojnë bindshëm me Partizanin me një diferencë prej 43 pikësh, 94-51

Flamurtari në basketboll për femra jo vetëm që e ka dominuar finalen e parë për titull kampion ndaj Partizanit, por e ka fituar atë thellësisht, 94-51. Skuadra e drejtuar nga Elona Hasanaj e ka nisur vrullshëm ndeshjen, ndërsa është shkëputur që në fillim, teksa në periodën e parë ka regjistruar rezultatin 24-10. Vlonjatet nuk e ulin ritmin dhe në fund të periodës së dytë janë në një avantazh prej 30 pikësh diferencë, 51-21.

Edhe pas pushimit të lojës është e njëjta tablo me Flamurtarin që nuk lëshon për asnjë çast. Dhe në fund të periodës së tretë janë fiksuar shifrat 70-39. E fundit e sheh Flamurtarin me lojtaret e reja, të cilat administrojnë avantazhin e krijuar dhe në përfundim 94-51. Në përfundim të ndeshjes, trajneria e Flamurtarit, Elona Hasanaj, ka vlerësuar suksesin e vajzave të saj.

Ndeshja e dytë do të luhet të enjten në ora 18:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ndërsa Flamurtari kërkon ta mbyllë sa më shpejt çështjen e titullit kampion.