RTSH Sport Live

Flamurtari-Duga Sabac, finalja e turneut

  • 18/09/2021
  • |
  • Basketboll
Flamurtari-Duga Sabac, finalja e turneut
Të dielën luhet për trofe ndërkombëtar në Vlorë, që kthehet pas 15 vitesh

Flamurtari – ZKK Duga Sabac e Serbisë. Kjo do të jetë finalja e turneut ndërkombëtar në basketboll për femra, e cila ka nisur të shtunën në Vlorë dhe përfundon të dielën. Janë katër skuadra pjesëmarrëse, atje ku përveç Flamurtarit marrin pjesë dhe sllovenët e Jezicës, boshnjaket e Jedinstvo dhe serbet e Duga Sabac. Duga Sabac ka mundur në gjysmëfinale Jezica të Sllovenisë, 81-48.

Kurse Flamurtari ka mundur lehtësisht Jedinstvo të Bosnje-Hercegovinës me rezultatin e thellë 100-50. Finalja e këtij turneut, që ka jo vetëm organizimin e Bashkisë së Vlorës, por dhe të Federatës Shqiptare të Basketbollit, do të luhet të dielën pasdite. Kjo do të jetë edhe si një provë për Flamurtarin, që sezonin e ri do ta nisë me Kupën e Federatës Shqiptare të Basketbollit javën e ardhshme.