RTSH Sport Live

Flamurtari e Korabi ndajnë nga një pikë

  • 10/09/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Flamurtari e Korabi ndajnë nga një pikë
Joti dhe Amidu firmosin barazimin në Vlorë në ndeshjen e ardhur në RTSH Sport

Flamurtari – Korabi, e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë së Parë, ishte ndeshja që ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Nga një pikë për secilën skuadër, ndërsa barazimi duket se kënaq më tepër dibranët e Shpendi Kumbarçes, kurse për Troisin nuk ishte kjo nisja që pritej. Flamurtari e starton ndeshjen me një ritëm të lartë dhe në të 3’ i afrohet golit me Metanin, por krosimin nga e djathta të Fernandinjos nuk e ka shfrytëzuar siç duhet. Përtej akrobacisë vetëm jashtë.

Madje i njëjti futbollist, kjo në të 9’, në pozicion diagonal me portën dibrane godet jashtë. Loja bie për nga ritmi e niveli e në fundin e pjesës së parë zgjohet Korabi. Në të 35’ Hoxhaj në një goditje dënimi nga rreth 25 metra e detyron Moçkën ta devijojë topin në goditje këndi. E pas harkimit nga këndi, as Paplekaj e as Keko nuk e gjejnë golin, ndërsa ndalen nga Moçka.

Në pjesën e dytë, vlonjatët befasohen, ndërsa Korabi kalon në avantazh me Jotin. Por dy minuta nga fundi barazon Amidu dhe pas gjashtë minutash shtesë të dhëna nga gjyqtari Olti Çela vetëm 1-1. Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e Apolonisë, 5-2 me Turbinën, si dhe suksesi i Besëlidhjes, 2-1 me Besën.

Në takimet e tjera është fiksuar barazimi 1-1 mes Burrelit e Tërbunit dhe Luzi 2008 e Orikut. Tomori ka mundur Lushnjën 2-1. Java mbyllet me sfidën Skënderbeu – Dinamo të dielën në ora 17:45.

JAVA E DYTË

E SHTUNË 10 SHTATOR 2022

Burreli – Tërbuni                     1-1

Tomori – Lushnja                    2-1

Besëlidhja – Besa                    2-1

Apolonia – Turbina                 5-2

Luzi 2008 – Oriku                   1-1

Flamurtari – Korabi                1-1

E DIEL 11 SHTATOR 2022

Skënderbeu – Dinamo          ora 17:45