RTSH Sport Live

Flamurtari, hap drejt Superligës

  • 22/11/2022
  • |
  • Basketboll
Flamurtari, hap drejt Superligës
Vlonjatët fituan me Partizanin 78-70 në një ndeshje me shumë rivalitet në fushë

Flamurtari në basketboll për meshkuj drejt rikthimit në elitën e basketbollit shqiptar. Në fundjavë vlonjatët kanë fituar 78-70 ndaj Partizanit, që është edhe rivali kryesor për t’u ngjitur në Superligë. Në fakt ka qenë një ndeshje me plot rivalitet, ndërsa të dy ekipet kanë qenë në kërkim të fitores. Perioda e parë ishte për Partizanin, 18-19. Por Flamurtari përmbys dhe në fund të pjesës së parë ka kryesuar 35-32. E mban të njëjtin ritëm loje dhe në periodën e tretë, teksa ka kryesuar 53-50. Flamurtari vijon të luajë më mirë dhe në fund ka fituar 78-70. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i Flamurtarit, Agim Dalipi, ka treguar se ky është një hap i rëndësishëm drejt ngjitjes në Superligë.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne – thotë Dalipi – u zhvillua me shumë rivalitet sikurse ndodhi dhe në Tiranë. Besoj se kemi hedhur një hap të rëndësishëm përsa i përket ngjitjes në Superligë. Ky është objektivi ynë kryesor”.

Vlonjatët e mbyllin fazën e parë në fushën e vet me Skënderbeun.